Kosova
Vëllai i presidentit Thaçi sulmon fizikisht dy persona në Byronë e Sigurimeve
Vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka sulmuar fizikisht dy persona të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, gjatë një mbledhjeje në zyrat e saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave në rrugën “Lidhja e Pejës” në të cilën ndodhet Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Nëpërmjet një komunikate, Policia ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa nuk ka treguar nëse ka të arrestuar për këtë përleshje.
“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, thuhet në njoftim.
Pas policisë, prokuroria ka filluar t’i marrë në pyetje Gani Thaçin, shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve si deh drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër












