Sporte Luftarake
Vëllezërit Musa, të suksesshëm në Kampionatin Zviceran të Karatesë
Në kampionatin Botëror dy vëllezërit kanë vendosur të paraqiten me shtetësi kosovare ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës
Të dielën, më 27 nëntor, në Sursee të Kantonit të Lucern-it është mbajtur Kampionati i Zvicres për sportin marcial Karate. Në këtë garë të nivelit nacional morën pjesë edhe dy vëllezër, Lorik dhe Lorian Musa, nga Kantoni Valis.
Loriani, fitues i dy ndeshjeve të para në kategorinë MALE U 14 humbi në raundin e tretë, kur kundërshtari i tij shënon një pikë epërsie në momentet e fundit dhe kjo e bën që të humbë vendin e parë dhe të dytë. Por ai kualifikohet si i treti në Champion Suisse Karate.
Ndërsa Loriku, kampion i shumëfishtë në gara të ndryshme kantonale të Zvicres, në vitin 2021 i treti në Champion Suisse në karate kësaj radhe për kundërshtar pati Del Medico Nicola. Ndonëse Loriku fitoi 2 me 0, ai në sekondën e fundit para se ndeshja të përfundonte, në vetëmbrojtje nxori këmben nga “tatami” dhe kjo sipas rregullores së karatesë e bën të humbë të drejten për finale, pavarësisht duelit mahnitës që ofroi para të pranishmëve.
Vlen të theksohet se të dy vëllezërit, Loriku dhe Loriani, në kategorin U16 dhe U14 janë seleksionuar për Kampionatin Botëror të karates që do të mbahet në Venedik të Italisë.
Në Kampionatin Botëror dy vëllezërit kanë vendosur të paraqiten me shtetësi kosovare, ku do të mbrojnë ngjyrat e flamurit të atdheut të tyre (Kosovës).
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













