Sporte Luftarake
Vëllezërit Seferi në ring më 16 mars në Austri
Ata gjithashtu presin përkrahje të madhe nga mërgimtarët në Austri, ashtu siç i kanë përkrahur deri më tan
Dy boksierët e njohur shqiptarë, Nuri e Sefer Seferi, do të zhvillojnë ndeshjen së bashku më 16 mars në Vjenë të Austrisë edhe atë kundër boksierëve nga Afrika.
Nuri Seferi do të ndeshet kundër boksierit nga Namibia, Wilberforce Shihepo. Boksieri afrikan deri më tani ka zhvilluar 33 duele, nga të cilat, 24 fitore (17 me nokaut), si dhe ka nëntë humbje, kurse vëllai i tij, Seferi do të ndeshet me Vikapita Merero, përcjell albinfo.ch.
Nuri Seferi deri më tani ka zhvilluar 47 duele, prej të cilave, 39 fitore (22 me nokaut), si dhe ka tetë humbje.
Vëllezërit Seferi përgatitjet janë duke i zhvilluar në klubin e tyre dhe janë të bindur se do të triumfojnë.
Ata gjithashtu presin përkrahje të madhe nga mërgimtarët në Austri, ashtu siç i kanë përkrahur deri më tani.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme










