Lajme
Në vendet e BE-së, mbi 89 mijë kërkesa për azil në shtator
89.590 aplikime për azil nga shtetas të vendeve joanëtare të BE-së janë regjistruar në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në shtator të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Shifrat janë dhënë nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, raporton SchengenVisaInfo.com.
Numri i aplikimeve të pranuara nga autoritetet në vendet e BE-së për mbrojtje ndërkombëtare në shtator, ka një një rritje prej 15 për qind në krahasim me gushtin.
Sipas raportit të fundit të siguruar nga Eurostat, shumica e kërkesave të paraqitura për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së kanë ardhur nga shtetas të Sirisë, ose gjithsej 14,930 aplikime për herë të parë, të ndjekur nga ato të bëra nga afganët (11,955), turqit (5,220), indianët (4530) si dhe ata nga Venezuela (4520).
Rritje të numrit të aplikimeve në shtator të këtij viti është vërejtur edhe nga qytetarët e Ukrainës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Shifrat e Eurostat zbuluan se në shtator numri i shtetasve rusë që aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në BE ishte 1,305 aplikime të regjistruara.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar










