Lajme

Vendet me reputacionin më të mirë, Zvicra e dyta

Reputacioni më i mirë nënkupton më shumë eksporte, investime, turizëm

Si vendosim për të shkuar në një vend apo në një tjetër për pushime? Në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, ka disa faktorë që ndikojnë te njerëzit kur vendosin të udhëtojnë, për t’u transferuar apo për të hapur një sipërmarrje të tyren.

Sipas “Nicolas Georges Trad”, drejtues në “Reputation Institute”, reputacioni përcakton “nëse njerëzit mbështesin një vend me sjelljen e duhur. Reputacioni më i mirë nënkupton më shumë eksporte, investime, turizëm”. Ashtu si në vitin 2018, edhe këtë vit, “Reputation Institute” hartoi klasifikimin “Country RepTrak”, një studim i përvitshëm që mat reputacionin e vendeve nëpërmjet një sondazhi të realizuar tek qytetarët e vendeve të G8, transmeton Monitor.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur pati një kolaps global, raporti i 2019 tregon një rritje mesatare me 0,5 pikë në reputacionin e vendeve.

Suedia forcoi pozicionin e saj në vend të parë falë edhe “Sharing Sweden”, një projekt i cili synon të tregojë gjithçka që vendi po bën, nga nismat për përmirësimin e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuar tek nismat që synojnë të ndihmojnë të gjithë ata që duan të transferohen për të punuar, përcjell albinfo.ch.

Një tjetër faktor që e dallon vendin skandinav është vëmendja që i kushton çështjes së barazisë gjinore. Në veçanti, Suedia është një ndër vendet më të mira sa i përket diferencës së pagave mes gjinive.

Jo rastësisht, vende po aq të kujdesshme mbi këtë çështje si Zvicra, Norvegjia, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë përkatësisht vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë në klasifikim.

Nëse vitet e kaluara, bukuria, kultura dhe kapacitetet pritëse kishin një rol kyç në përcaktimin e reputacionit të një vendi, këtë vit, ndryshimin e bëjnë kushtet më të mira ekonomike, efikasiteti i qeverive dhe atraktiviteti mjedisor.

“Dëshira për një efikase po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme”, thotë Hahn-Griffiths për Forbes.com.

Top 10 (nga 1 në 10)

  1. Suedi
  2. Zvicër
  3. Norvegji
  4. Finlandë
  5. Zelandë e Re
  6. Kanada
  7. Danimarkë
  8. Australi
  9. Holandë
  10. Irlandë