Bota
Vendi me më shumë libra se sa banorë
Të jetosh në mes të librave. Në Mundal, në Norvegjinë perëndimore, vijnë turistë nga e gjithë bota, të cilët i bashkon një pasion i vetëm: dashuria për librat. Fshati numëron vetëm 280 banorë, por më shumë se 150 mijë libra
Mirë se vini në Mundal, i njohur edhe si “The Norwegian Booktown”, ose fshati norvegjez i librave. Ai numëron rreth 280 banorë, thuajse të gjithë fermerë, por më shumë se 150 mijë libra. Në vitin 1996, fshati iu bashkua projektit Booktown, duke u bërë një qytet letrar.
Sot, librat dhe libraritë ndodhen kudo: në stalla të vjetra, në dyqane të dorës së dytë, në lokale, në galeri arti, në rafte përgjatë bregdetit etj. Po ashtu, ndërtesat publike dhe libraritë kanë një tematikë të caktuar, për shembull: histori, art, udhëtime, romane etj. Ndërsa në barin “Kaffistofa” tematikat e librave variojnë në libra kuzhine, libra komikë dhe libra erotikë, shkruan ‘monitor’.
Ky vend është i mrekullueshëm, thuajse surreal. Në Mundal, shumë turistë nga e gjithë bota vijnë për gjueti librash. Sot në botë ekzistojnë rreth 20 “Booktown”, përcjell albinfo.ch.
Në fshatin norvegjez të librave, “The Norvwegian Booktown”, libraritë janë të hapura nga mesi i majit deri në qershor. Nga tetori e më pas, fshati hyn praktikisht në letargji, për t’u rizgjuar nga fundi i prillit.
Librat, libraritë e bibliotekat ndodhen kudo – në stallat e vjetra, në dyqanet e dorës së dytë, në galeritë e artit, në dhomat e hotelit etj.
Rruga kryesore është e mbushur me rafte, me libra të vjetër apo të përdorur. Një libër kushton rreth 1 euro. Për t’i blerë mjafton t’i fusni paratë në arkë.
Libraritë kanë një tematikë të caktuar.
Librat dhe libraritë janë arsyeja pse ekzistojnë këto qytete letrare, parajsa për ata njerëzit qe lexojnë.
Mundal është gjallëruar falë librave – në të zhvillohen herë pas here aktivitete dhe festivale letrare.
Në Mundal, librat gjenden kudo, madje edhe në kabinat e vjetra telefonike.
Megjithatë, Mundal nuk është i vetmi vend që numëron më shumë libra se banorë. Hay-on-Wye në Galles, numëron 1400 banorë, më shumë se 40 librari e biblioteka dhe rreth 2 milionë volume librash. “Book Town:” anglez është krijuar në vitin 1961 nga Richard Booth. Sot platforma lidh të gjithë “qytetet letrare” të planetit, nga Evropa në Malajzi, e deri në Australi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

















