Lajme
Vendi që shënoi rënien më të madhe të popullsisë në historinë e saj
Japonia ka regjistruar rënien më të madhe të popullsisë që nga fillimi i regjistrimeve moderne, me një ulje prej rreth 908 mijë banorësh gjatë vitit të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria dhe raportimeve të mediave lokale, popullsia aktuale e vendit është 120.65 milionë, duke shënuar kështu vitin e 16-të radhazi me rënie demografike.
Ky proces matjeje ka nisur në vitin 1968, kur Japonia filloi të regjistronte të dhënat e popullsisë në formatin aktual. Autoritetet e vendit kanë paralajmëruar se periudha deri në vitin 2030 është vendimtare për të ndërhyrë dhe frenuar këtë trend shqetësues.
Në vitin 2024, parlamenti japonez miratoi një ligj të ri për stimulimin e lindshmërisë, i cili përfshin mbështetje të zgjeruar për fëmijët dhe përfitime më të mëdha për prindërit që marrin leje lindjeje.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se faktorë si martesat e vonshme, pasiguria financiare dhe mungesa e mbështetjes për prindërit që punojnë vijojnë të jenë sfida kryesore.
Sipas statistikave, në vitin 2023 Japonia shënoi normën më të ulët të lindshmërisë që nga viti 1947, kur filluan regjistrimet kombëtare për fertilitetin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj Popullsia e Zvicra arriti në 9.1 milionë banorë në vitin 2025, ndërsa numri i personave mbi... -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni













