Shkurt.ch
Kritikohet vendimi i Parlamentit zviceran për deportimin e terroristëve
Një vendim i Parlamentit zviceran që kërkon dëbimin automatik të terroristëve të dënuar, edhe nëse jeta e tyre është në rrezik, ka ngjallë kritika, përcjell albinfo.ch.
Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” përshkroi vendimin e së martës se po injoron masat dhe praktikat ndërkombëtare.
“Do të dërgojë një sinjal jashtëzakonisht negativ në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë nga organizata.
I ashtuquajturi “parimi i mosdeportimit me forcë” obligon shtetet që të mos detyrojnë refugjatët apo azilkërkuesit të kthehen në një vend ku ka arsye serioze për të besuar se mund të përndiqen, përcjell albinfo.ch.
Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” komenton se Parlamenti do të duhej të respektojë sundimin e ligjit.
“Forca e Parlamentit duhet të bazohet në ligj. Jo nga respekti për terroristët, por për arsye të respektit vetjak dhe parimeve tona ligjore”.
Vendimi parlamentar shkel Konventën evropiane të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën zvicerane, shkruan gazeta në një editorial, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi nuk është i denjë për një vend me sundimin e ligjit. Ne jemi gati të bëhemi bashkëpunëtorë të regjimeve çnjerëzore”.
Gazeta e përditshme “Le Temps” botoi një intervistë me një zëdhënëse të zviceran të organizatës Amnesty International, Nadia Boehlen. Ajo paralajmëron se qeveria zvicerane tani përballet me një dilemë dhe me një projektligj që nuk mund të zbatohet.
Gazeta “Blick” akuzon mbështetësit e mocionit në Senat për të kapërcyer idetë populiste. “Në prag të zgjedhjeve parlamentare, senatorët vënë populizëm përpara zgjidhjeve reale”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern Qeveria kantonale e Lucernit po diskuton rregullimin ligjor të asistimit të vdekjes në shtëpitë e pleqve,... -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein












