Shqipëria
Vendimi i Qeverisë shqiptare: Zgjatet gjendja emergjente e energjisë elektrike
Qeveria e Shqipërisë ka bërë disa shtesa dhe ndryshime, në lidhje me vendimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.
Sipas këtij vendimi, gjendja e emergjencës për energjinë elektrike nga 31 dhjetor 2022, do të zgjatet deri më 30 qershor të 2023, si dhe është vendosur detyrimi ndaj prodhuesve për përparësi ndaj shërbimit publik, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, thuhet në vendim.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












