Sport
Vendimtare për kuqezinjtë
“U kam thënë lojtarëve se nëse duan të bëjnë diçka historike, duhet të japin gjithçka në fushë. Rumania është një rival i fortë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojmë të fitojmë”, ka thënë De Biasi
Shqipëria takohet sonte me Rumaninë në ndeshjet e fundit në grupe. Kuqezinjtë duhet patjetër që të fitojnë në mënyrë që të shpresojnë për t’u kualifikuar tutje. Madje, Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë edhe me disa gola dallim, që kualifikimi të jetë më i lehtë, shkruan albinfo.ch.
Gianni De Biasi ua ka bërë të ditur lojtarëve se duhet të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë, nëse duan që të arrijnë diçka historike. “U kam thënë lojtarëve se nëse duan të bëjnë diçka historike, duhet të japin gjithçka në fushë. Rumania është një rival i fortë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojmë të fitojmë”, ka deklaruar trajneri.
Në fjalën e tij, tekniku i kuqezinjve ka bërë të ditur edhe planet e tij për përballjen me rumunët. “Jam përpjekur të mësoj tek ato që kanë qenë pikat tona më të forta. Djemve u thash, nëse duhet të kemi një histori në këtë kampionat, atëherë duhet të bëjmë gjithçka për të pasur edhe një mbrojtje të mirë, pasi ata kanë lojtarë shumë të mirë anash. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë De Biasi.
Etrit Berisha ka thënë se është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë, ndërsa Lorik Cana është shtylla e kombëtares. “Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do te japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kane vendosur”, tha ai.
I pyetur se sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha tha se i njeh vetëm nga dy lojërat e para në Euro 2016, dhe se mendon se Rumania ka ekip të mirë, por jo dhe lojtarë super yje. “I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kanë super yje. Cana është shtylla e Kombëtares dhe normal që është diçka e mirë që ai është rikthyer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. Sidoqoftë në fund trajneri është që merr vendimet”, ka thënë Berisha.
Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu ashtu si Gianni De Biasi qan rastet e humbura dhe mungesën e fatit në dy ndeshjet e para të Grupit A kundër Francës dhe Zvicrës. “Jam i sigurt se Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur fitoren e parë por edhe në duam të bëjmë një ndeshje të mirë por duhet të jemi konstantë për 90 minuta. Skuadra duhet të kontrollojë ndeshjen, me pak fjalë, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Po kalojmë një moment delikat me tre lojtarë, por nuk mund të flas nëse do të jenë ose jo të gatshëm. Ne të gjithë dëshirojmë të luajmë më shumë se këto 90 minuta në Evropian, ky është objektivi jonë i vetëm”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? Tri palë zgjedhje e kthyen diskutimin në një arenë të hapur: pse diaspora duhet të votojë?... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri
Jeta në Zvicër
-
Top 10 destinacionet për ski në Evropë, dy në Zvicër e një në Austri Kontinenti ofron një mori destinacionesh, nga resortet luksoze të Zvicrës te pistat më ekonomike të Bullgarisë,... -
“Zvicra mund të ushqejë 10 milionë njerëz” -
Vit i ri, rregulla të reja. Ja çfarë do të ndryshojë për trafikun rrugor në vitin 2026 -
Paralajmërim për bllokime trafiku për Krishtlindje -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës?













