Kosova
Vera nga Kosova vlerësohet me Medaljen e Artë “Double Gold” në panairin “ProWein 2022” në Gjermani
Në panairin “ProWein 2022” që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, kompania e prodhimit të verës nga Kosova “Biopak”, me brendin “Muratti”, të varitetit Vranç – prodhim i vitit 2017, u vlerësua me Medaljen e Artë “Double Gold”, njofton albinfo.ch.
Vlerësimi u bë nga organizata ndërkombëtare e vlerësimit të verërave “Gilbert&Galliard”.
Ky është një sukses i madh për kompaninë vendëse, pasi në këtë panair po marrin pjesë kompani që merren me prodhimin e pijeve alkoolike nga shumë shtete të botës.
Pjesëmarrjen e pesë kompanive nga Kosova në këtë panair e ka mbështetur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Panairi “ProWein” është hapur më 15 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2022.

E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














