Portrete të firmave
Vera nga Kosova“Stone Castle” dhe rruga e saj deri në tavolinat zvicerane
Përfaqësuesi i kësaj vere në Zvicër Ismet Bajrami, ka treguar fillimet e idesë dhe vështirësitë e arritjes së verës “Stone Castle” në Zvicër
Vera “Stone Castle” gjendet zyrtarisht në Zvicër, që nga viti 2015. Përfaqësuesi i kësaj vere në Zvicër Ismet Bajrami, ka treguar fillimet e idesë dhe vështirësitë që kanë përcjellë arritjen e “Stone Castle” në Zvicër. Vetë Ismeti dhe krahu i tij i djathtë, i biri, Dardani, përpiqen të japin më të mirën nga vetja e tyre që vera e Kosovës të jetë e pranishme për tu konsumuar pothuajse në çdo restorant apo ahengje në Zvicër
“Si fillim, kur kam shkuar në Kosovë, e vetmja verë që e kam konsumuar ka qenë vera “Cabernet Sauvignon”, me ikonën e Shqiponjës dhe kjo ka bërë që të më lindte ideja. Sigurisht, në fillim mund ta marrësh vetëm për konsumim personal, dhe në momentin kur e shijova, mua, si restorator me eksperiencë të gjatë, më pëlqeu shumë. Atëherë vendosa këtë verë ta sjell në Zvicër. Kjo ka ndodhur në vitin 2015, në një kohë kur nuk kemi pasur shumë kapacitet për ta eksportuar jashtë rezervave. Vera ka qenë e bllokuar për Kosovën dhe Shqipërinë, pasi nuk ka pasur kapacitet në sasi. Në atë moment që më është dhënë mundësia për ta provuar, më ka lindur ideja për ta sjellë në Zvicër, pasi këtu jemi shumë shqiptarë që merremi me gastronomi, restorante kështu që mendova pse nuk prezantohemi para botës, me një verë tonën”, shprehet ai.
Tutje, ai tregon se për të nuk ka pasur shumë rëndësi nëse do të ketë shitje të madhe të verës, por për të ishte i rëndësishëm përfaqësimi i shqiptarëve atje.
“Zyrtarisht ‘Stone Castle’ është në Zvicër që nga viti 2015. Ne jemi shqiptarët e parë që kemi hyrë në gastronomi me homologë zviceran dhe kemi bërë degustimin e verërave të Kosovës. Vështirësi kemi pasur, pasi për të hyrë në tregun zviceran, çdo kush e di, çdo mostër që është sjellë këtu, është analizuar që nga fillimi dhe kur ka ardhur materiali është kontrolluar a është e njëjta verë apo jo”, thotë më tutje Ismeti.
I pyetur për dallimet mes “Stone Castle” dhe verërave të tjera, ai shprehet se pozita gjeografike e Kosovës është ajo që ka vlerë në këtë mes.
“Jo vetëm për ‘Stone Castle’ por për të gjitha verërat e Kosovës, kemi fat që jemi me një gjeografi jo larg detit, kemi 9 muaj diell. Për të bërë krahasimin me verërat e shteteve të tjera është problem pasi nuk dihet saktë. Gjeografia e tokës që e kemi, rrushi që prodhohet atje, dielli pastaj fakti se rrushi në Kosovë ka shumë sheqer dhe toka është e pasur me minerale: të gjitha këto bëjnë që rrushi atje të ketë shije natyrale. Të gjitha verërat nëpër botë, i hedhin sheqer verës, ndërsa ne, për verërat e Kosovës, problemin më të madh e kemi heqjen e sheqerit e jo shtimin artificial. Kështu, për produktin ‘prosseco’ që e bëjmë, një lloj shampanje por që nuk kemi të drejtë ta quajmë ashtu, kur e kemi bërë kërkesën pasi prodhohet në Zvicër, është dashur të bëhet vjelja tre javë më parë, pasi që është shumë e ëmbël dhe nuk kemi mundur ta kemi aciditetin që kërkohet”, sqaron ai.
I pyetur pse për të ka qenë e rëndësishme shqiponja, flamuri shqiptar në shishe të ndryshme të kësaj kompanie, z. Bajrami shprehet se një gjë e tillë lidhet me ndjenjat patriotike.
“Gjithë populli shqiptar ka vuajtur për ta pasur këtë mundësi për të qenë të pavarur, të lirë. Gjithë ky popull që ka vuajtur me shekuj, ka luftuar për këtë dhe sot për ne është shumë me rëndësi pasi prezantojmë popullin dardan. Të parët tanë kanë vuajtur pasi nuk kanë mundur t’i prezantojnë gjërat, e që ne na është dhënë mundësia ta bëjmë. Jemi një shtet i lirë dhe këto simbole e kanë domethënien shumë të madhe, pasi ky popull ka luftuar, kemi ende persona që nuk u dihen varret, ata kanë luftuar për këto simbole. Me këto gjëra kemi mundësi të prezantohemi dhe jam shumë krenar që e bëjmë. Po ashtu mund t’ua provoj se nuk ka vetëm shqiptarë që konsumojnë verërat tona. Këtu ku ndodhemi, janë autoritetet më të larta të Zvicrës që i kërkojnë ato dhe janë shumë të kënaqur”. Unë do të doja shumë që në çdo restorant të Zvicrës të prezantohet e të konsumohet vera e Kosovës, sepse është kualitative thotë tutje ai.
Në Zvicrën frankofone, në restorante të shumta tashmë konsumohet vera Stone Castle.
Të gjitha porositë mund t`i bëni në këtë numër të telefonit: +41 78 242 57 99
Më shumë informata: easyvins.ch
Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës