Kosova
Verifikimi i pasurisë për diasporën, reagon Ministria e Drejtësisë
Përgënjeshtrohen lajmet se pasuria e krijuar në diasporë do të verifikohet dhe konfiskohet
Iniciativa e institucioneve të Kosovës përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme ka ngritur dilema rreth asaj se si do të trajtohen remitencat e ardhura nga diaspora në Kosovë.
Madje, ditëve të fundit në mediat e Kosovës ka pasur raportime se edhe për diasporën do të vlejë konfiskimi i pasurisë, në rast se nuk do të arrihet të dëshmohet prejardhja e parave, shkruan Albinfo.ch.
Në vlugun e këtij debati ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Sipas tij, Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë konfiskimin e pasurisë së personave që janë zyrtarë apo anëtarët e familjes së tyre, personat e ekspozuar si dhe palët e treta nëse ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek ata.
Sallahu përgënjeshtroi raportimet se do të ketë verifikim të pasurisë e cila është arritur me punë nga ana e diasporës, përcjell Albinfo.ch.
“Së pari, Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë që të konfiskohet vetëm pasuria e fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga personat zyrtarë/anëtarët e familjes së tyre/personat e ekspozuar politikisht dhe palët e treta kur ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar te këta të fundit. Së dyti, me këtë projektligj do të saktësohet se verifikimi i pasurisë dhe propozimi për konfiskim nga Byroja drejtuar gjykatës kompetente bëhet vetëm nëse ka mospërputhje mes të ardhurave financiare dhe pasurisë së krijuar nga personat zyrtarë. Së treti, ky projektligj përcakton qartë se Byroja ka të drejtë të verifikojë pasurinë edhe të familjarëve të personave zyrtarë vetëm nëse paraprakisht ka indicie që pasuria e personit zyrtar ka kaluar te familjarët e tyre kudo që gjenden ata. Kjo assesi nuk ka të bëjë fare me pasurinë që me punë e mund e ka bërë diaspora jonë!” ka shkruar ai, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













