Kosova
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i barrikaduar
Ndërkombëtarët kërkojnë të hiqen
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, pesë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, përcjell albinfo.ch.
Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudar, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e pestë, ndërkaq shkollat sipas raportimeve nuk janë hapur as sot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar, ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.
Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur. Kështu tha dje i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas Escobar, barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.
“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha dje Esobar.
Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak. Pas takimit që pati dje me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.
“Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”, ka deklaruar Lajçak. Në anën tjetër, KFOR, me mision ruajtjen e paqes dhe sigurisë, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, thonë se po vëzhgojnë nga afër zhvillimet.
Nga KFOR nuk janë deklaruar nëse do të ndërhyjnë për heqjen e barrikadave në veri ose jo, edhe pasi kanë kaluar katër ditë që nga vendosja e tyre nga serbët lokalë, mirëpo, theksojnë se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
”KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të aftë të implementojë mandatin e saj të OKB-së për të mundësuar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Kjo përfshin patrullat e zgjeruara në veri të Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












