Lajme
Vërshimet në Gjermani, rritet bilanci në 133 viktima
Mediat gjermane shkrujanë se ka kaluar në 133 numri i viktimave nga ajo që konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani. Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten. Rritet frika për viktima të tjera. Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma erdhi shumë shpejt.
Në rrethin e Heinsberg, një digë në Rur është thyer. Sipas informacionit nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg.
Nga mesazhet përmes “Twitter”, mësohet se rreth 700 banorë janë prekur. Shkalla e dëmit të shkaktuar nga prishja e digës nuk dihet ende. Policia ka raportuar gjithsej 618 lëndime. Mbi 100,000 njerëz janë pa energji elektrike. Raportet tregojnë se 362 njerëz janë plagosur në rrethin Ahrweiler.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut











