Shqipëria
Vërshimet në Shqipëri: Preken shumë qytete
Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës- Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Shqipërinë prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete.
Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.
Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve.
Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht 8 familje po evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave, 3 prej të cilave nga Shijaku.
Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës- Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
Edhe në Tiranë, reshjet dhe mbushja e rrugëve me ujë ka sjellë trafik të rënduar.
Në Kukës, vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore.
Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.
Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona, raporton TCh.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen Ministri Rösti hodhi poshtë çdo ndërhyrje politike në lidhje me çmimet e larta të naftës. Luhatjet... -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë -
Kuvendi Shqiptar në Zvicër reagon për kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup -
Zjarri përfshin zhveshtoren e FC Basel, shtyhet ndeshja me Thun












