Lajme
Veseli: Nuk ka krizë nga refugjatët kosovarë
“Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës. Ne jemi një komb i vogël me 1.7 milionë banorë, kurse 800 mijë jetojnë në diasporë, gati 1/3 e popullsisë”, ka thënë Veseli
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Itali, ku do të ketë shumë takime politike, por ka folur edhe për disa çështje të brendshme të Kosovës, shkruan ‘ansamed.info’.
Ai ka thënë se nuk ka krizë nga refugjatët kosovarë. “Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës. Ne jemi një komb i vogël me 1.7 milionë banorë, kurse 800 mijë jetojnë në diasporë, gati 1/3 e popullsisë”, ka thënë Veseli, përcjell albinfo.ch.
Ai ka përmendur edhe problemet në Kosovë, duke nënvizuar atë të papunësisë, sidomos tek të rinjtë që kanë potencial të madh, derisa ka shtuar se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt.
Veseli gjithashtu ka shtuar se demarkacioni duhet të kalojë, kurse është e nevojshme edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











