Kosova
Veseli: Serbia po jep para për t’i bindur disa vende kundër Kosovës në Interpol
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të enjten të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme për skandalet në politikën e jashtme.
Të premten e javës që shkoi seanca e thirrur nga opozita për këtë çështje dështoi të mbahej për shkak se munguan ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se agjenda e Kuvendit do të jetë e mbushur me projektligje që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.
“Kjo do të ndikojë direkt në liberalizimin e vizave. Ne të gjitha kriteret i kemi përmbushur. Nuk ka arsye të ketë vendimmarrje tjetër, pos asaj që është e drejtë për qytetarët. Kosova e meriton, Kosova pret vendim që nuk e turpëron BE-në”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit është optimist se nesër do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Institucionet tona kanë bërë punë të madhe, jemi optimistë, por nuk duam të flasim deri sa të kryhet puna. Serbia është duke e penguar një gjë të tillë”, tha Veseli.
Lidhur me pronat e AKP-së që u janë dhënë në shfrytëzim komunave serbe, Veseli tha se nëse ka pasur gabime, ligji do të merret me këtë çështje. Ndërsa tha se koalicioni qeveritar do të vazhdojë edhe më tutje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












