Lajme
Vështirësohet puna e njohjeve
Njohja e Kosovës nga shtetet tjera të botës mund të ngadalësohet brenda këtij viti
Kjo për faktin se në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka ardhur ish-ministri i diplomacisë serbe,Vuk Jeremiq. Këtë shqetësim e ka ngritur edhe ish-ambasadori britanik në Beograd, në vitet 2001-2003, Charles Crawford. Ai madje ka thënë se Kosova do ta ketë më vështirë të fitojë njohje edhe për një çështje tjetër, sepse Serbia do ta kryesojë OSBE-në në vitin 2015. Në “Daily Telegraph” ish-diplomati britanik thotë se shumica e vendeve të Grupit G 20 si dhe 8 vende të Bashkimit Evropian kanë votuar për kandidaturën e Jeremiqit në OKB. “Punë e hatashme lobuese nga Beogradi”, thotë Crawford. Ndryshe, rreh njohjes së Kosovës sërish janë ngritur dilema. Akoma nuk dihet nëse Kosovën e kanë njohur 81 apo 89 shtete. Njohja nga Nigeria dhe Uganda të cilat i ka proklamuar si njohje zëvendëskryeministri Bhgjet Pacolli, nuk janë konfirmuar me letrat kredenciale Të paktën kështu shkruan e përditshmja “Koha” e cila i referohet burimeve brena ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025














