Lajme
Vetëm 588 raste të reja: Vazhdon rënia e numrit të infeksioneve në Zvicër
Një person ka vdekur në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7-ditore është 2 vdekje në javë, ose 62 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportua 588 raste të reja pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Kjo shifër e vendos mesataren e 7 ditëve të fundit në 697, që është 19 për qind më pak se në javën e kaluar, raporton srf.ch.
Të kujtojmë, dje, e mërkurë, ishin regjistruar 717 raste të reja, ndërsa vetëm dy javë më parë ishin rreth 1500, shkruan albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 116.73.
Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 3.4 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindje.
Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 23,953 në ditë dhe kështu është 10 për qind më i vogël krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton një person të vdekur në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7-ditore është 2 vdekje në javë, ose 62 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 428 persona, të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 27 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











