Lajme
Veteranët e UÇK-së protestojnë pas përjashtimit nga Ligji për pagën minimale
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit, ku po kundërshtojnë për përjashtimin e kësaj kategorie nga Projektligji për Pagën Minimale.
Protesta e veteranëve të UÇK-së, e nisur sot nga ora 9:30, është ende duke vazhduar.
Momentalisht protesta është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident, shkruan Albinfo.ch.
Veteranët në fillim të protestës kanë kaluar rrethojën e Kuvendit, për të vazhduar protestën brenda oborrit.
Ata po kërkojnë që Qeveria të tërheqë Projektligjin për pagën minimale, ndërsa kanë thënë se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre deri në reflektim të Qeverisë.
U.d. kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para protestuesve.
Ai u ka bërë thirrje atyre që të mos e provokojnë situatën, teksa shtoi se me miratimin e Ligjit për pagën minimale, deputetët vepruan kundërligjshëm.
Tutje, ai ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur si “kokëfortë”, duke thënë se “mendon se do të na shtrijë për tokë”.
“Edhe pse ka kohë që kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë, kryeneçësia e këtij kryeministri që është dashur ta presim një muaj, e për takimin e dytë pritëm 8 muaj takim që mbeti në gjysmë, na detyroi të jemi këtu. Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne si dhe me sindikatat, mendon se do të na shtrij për toke”, tha Klinaku./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











