Kosova
Veteranët paralajmërojnë se do të bllokojnë Qeverinë dhe Kuvendin
Shkak është mospërfshirja e tyre në pagën minimale
Përjashtimi i tyre nga përfitimet me rastin e propozimit për rritjen e pagës minimale, ka detyruar veteranët e luftës së UÇK-së që sot të bllokojnë hyrjen e Kuvendit në shenjë proteste e pakënaqësie.
Nga protesta e cila nisi në orët e paradites dhe zgjati për rreth 3 orë, veterenët tentuan të futen edhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku po mbshej seancë plenare. Por ata u ndaluan nga Policia. Gjatë kësaj proteste u hodh edhe gaz lotsjellës.
“Protesta u thirr për ta përcjell seancën e Kuvendit. E pamë që e ka kundërshtuar opozita. Në votim s’morën pjesë, turp për 51 deputetët që votuan, për t’i hequr veteranët nga paga minimale. Si OVL kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë, së paku 300-400. Me ligj, Qeveria e ka mundësi ta rrisë pensionin e veteranit”, deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.
Nga ana tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje në lidhje me votimin në parim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Në votim morën pjesë vetëm 51 deputetë, gjë e cila pamundësoi miratimin e projektligjit në lexim të parë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












