Lajme
Vetëvendosje e çon Marrëveshjen në Kushtetuese
Partia që kryesohet nga Albin Kurti konsideron që marrëveshja Kosovë-Serbi tejkalon bazën kushtetuese të Kosovës. Vetëvendosje kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka kundërshtuar nga fillimi bisedimet Kosovë-Serbia, ka vendosur që Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ta çoj në Gjykatë Kushtetuese. Vetëvendosje konsideron se marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Lëvizja Vetëvendosje konsideron që në pamundësi të një vlerësimi të plotë juridik e konstitucionalist nga Komisioni për legjislacion, është e domosdoshme që marrëveshjen dhe përputhjen e saj me parimet, frymën dhe germën e Kushtetutës, ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.
Sipas kësaj të fundit, do të jetë gjykata Kushtetues e cila do të vlerëson objektivisht nëse ka apo jo bazë juridike për miratim të marrëveshjes.
Ky qëndrim i kësaj partie opozitare ka ardhur pasi Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, diskutuar për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Qëndrimet e deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni, ka qenë të ndara në atë nëse marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Natyrisht që ka elemente në Planin e zbatimit që e shtojnë dëmin që prodhon marrëveshja, por para së gjithash dhe mbi të gjitha është Marrëveshja ajo që e bën Planin e zbatimit të dëmshëm, të padrejtë dhe antikushtetues:, konsideron Vetëvendosje.
Ratifikimi i Marrëveshjes pa Planin e zbatimit, sipas tyre, nuk e ndryshon fare as marrëveshjen e as efektin e saj juridik e praktik në Kosovë.
“Propozimi që Marrëveshjen ta ratifikojmë pa Planin e zbatimit, realisht është thirrje për ratifikim të Marrëveshjes dhe asgjë tjetër. Pra, vetëm mosratifikimi i Marrëveshjes e bën të pazbatueshëm planin”, konsideron Albulena Haxhiu nga kjo Lëvizje.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në seancën e ardhshme plenare duhet ta miratoj Planin e Zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kësaj marrëveshje siç është kërkuar nga Beogradi, duhet t’i paraprij miratimi i ligjit për amnisti, me të cilin Kosova garanton që serbet e veriut nuk do të ndiqen penalisht.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









