Lajme
Vetëvendosje, kundërshton privatizimin me SMS
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje iu kanë dërguar qindra SMS kryeministrit Hashim Thaçi dhe tre ministrave ti tij, me thirrjen për shitjen e PTK-së, KEK-ut…
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar me një aksion tjetër për të penguar privatizimin e ndërmarrjeve publike. Pas shpërndarjes së ‘fletarresetve” për zyrtarët qeveritarë, ata gjatë gjithë ditës së diele, iu kanë dërguar qindra SMS kryeministrit Hashim Thaçi dhe tre ministrave ti tij, me thirrjen për shitjen e PTK-së, KEK-ut…
Sipas njoftimeve, telefoni mobil i kryeministrit Thaçi dhe i ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila, janë bllokuar nga qindra mesazhe që i kanë dërguar me të njëjtin qëndrim, aktivistët e lëvizjes së Albi Kurtit.
Gazeta “Zëri” ka siguruar tekstin e plotë të e-mailiat të cilin Thaçi, Beqaj, Hamza dhe Kusari-Lila e kanë marrë në e-mailat e tyre
“Z. Kryeministër, nëse politikat tuaja të drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do të jemi të detyruar të dalim në rruge për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe ketë proces. Ne, do ta kundërshtojmë ne çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut dhe PTK-së”, thuhet në mesazh.
Po ashtu të njëjtin kuptim e kanë pothuajse edhe mesazhet e emelat që iu drejtohen ministrave, Beqaj, Hamza dhe Kusari-Lila.
“Z. Ministër. Unë që po të shkruaj, jam një nga qytetarët e thjeshtë të Kosovës i brengosur me rrugën që po merr vendi im… këto ndërmarrje nuk janë pronë e juaja z. Ministër. Trepça, KEK-u dhe Telekomi i Kosovës, janë ndërtuar me punën tonë të palodhshme. Prandaj, për fatin e këtyre ndërmarrjeve duhet të vendosim ne…”, thuhet në SMS dhe e-mail.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











