Lajme
Vetëvendosje: Lufta kundër privatizimit vazhdon!
Vetëvendosje nuk do të ndalet, në mënyrë që të ndalet procesi i privatizimit, i cili, sipas tyre, po kemenaxhohet nga Qeveria
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se do të vazhdojnë “luftën” për të kundërshtuar procesin e privatizimit në Kosovë. Kjo lëvizje konsideron se privatizimi i udhëhequr nga qeveria e Kosovës po e shkatërron vendin, dhe në vend të zhvillimit ekonomik, po shkakton vetëm skamje dhe keqësim të gjendje sociale.
“Vetëvendosje nuk do të ndalet me aktivitete e saj edhe në të ardhmen në mënyrë që ta ndalim këtë proces privatizimi dhe ta ndalim këtë Qeveri që po e shkatërron Kosovë”, ka deklaruar
Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Koosvës.
Reagimi i tij pasoi protestën e djeshme të Vetëvendosjes kundër privatizimit të Distribucionit të KEK-ut, me ç’rast u arrestuar mbi 60 protestues të kësaj lëvizjeje.
“Ata na arrestuan mbi 60 aktivistë, nesër mund t’i arrestojnë edhe 160, por duhet të na arrestojnë të gjithëve neve, t’i arrestojnë të gjithë ata qytetarë që e kanë nënshkruar peticionin, dhe duhet të bëjnë dhunë shumë më të madhe në qytetarët e Kosovës për ta vazhduar këtë proces në qetësi”, tha deputeti Ymeri.
Arrestimin e protestuesve, aktivistët e Vetëvendosje e kanë konsideruar krim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Qeveria sot duke i anashkaluar të gjitha këto kërkesa ka vazhduar me këtë krim. Krim po e quaj sepse kështu e quan Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Çdo keqpërdorim i pronës apo parasë publike që është mbi 100 mijë euro, me Kodin Penal të Kosovës cilësohet si vepër penale e dënueshme me burg”, tha ai.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











