Lajme
Vetëvendosje merr pjesë në mbledhjen konstitutive të Kuvendit
Vetëvendosje ka bërë të ditur se për ndryshimin e datës së konstituimit të Kuvendit të ri ka mësuar nga mediat
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Kryesisë së Kuvendit të kaluar që mbledhja konstitutive e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 21 shkurt, e jo më 24 shkurt.
Vetëvendosje ka bërë të ditur se për ndryshimin e datës së konstituimit të Kuvendit të ri ka mësuar nga mediat, duke e cilësuar këtë si vendim jodemokratik.
“Lëvizja Vetëvendosje i kundërshton praktikat e tilla jodemokratike të vendimmarrjes institucionale, të cilat subjektet politike i trajtojnë si dekor apo objekte që duhet t’i përshtaten vendimeve arbitrare. Ne jemi për institucione politike të cilat funksionojnë në mënyrë demokratike – ku ka llogaridhënie dhe transparence”, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.
Po ashtu Vetëvendosje ka njoftuar se do të marrë pjesë në mbledhjen konstitutive. “Duam të theksojmë se krijimi i shembujve të tillë të sjelljes dhe krijimi i njëmendësie të tillë jodemokratike janë shenja të një pushteti që në mënyra të tilla arbitrare merr edhe vendime tjera më të mëdha, duke filluar prej ngritjes së pagave pa mbulesë financiare për qëllime elektorale, e deri te privatizimi i PTK-së për hesape partiake”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











