Kosova
Vetëvendosje nënshkruan memorandum me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate zvicerane nënshkruan memorandum bashkëpunimi i cili hap rrugën e punës së përbashkët.
“Të vetëdijshëm për lidhjen e ngushtë mes popujve tanë dhe duke synuar ngritjen e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy partive tona në një nivel të ri brenda frymës së bashkëpunimit dhe në interes të drejtësisë, solidaritetit dhe paqes, palët dakordohen për një sërë çështjesh thuhet në fillim të Memorandumit të Bashkëpunimit që u nënshkrua sot mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialdemokrate zvicerane”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas tyre, bashkëpunimi mes dy partive do të jetë në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes, dhe diasporës.
“Do të ndajmë dije dhe përvojë që lidhen me këto fusha njëherazi duke synuar politika promovuese dhe zhvillimore mes dy vendeve tona në ekonomi, përfshirje më të madhe të diasporës në jetën politike dhe institucionale, përshpejtim të proceseve integruese në institucione të BE-së, dhe mbështetje të ndërsjellë për zgjedhjet nacionale në të dy vendet tona” theksohet në njoftim.
Këtë memorandum në nivelin e liderëve partiak, e nënshkruan Kryetari i PS zvicerane, Cédric Wermuth dhe Kryetari i LVV, Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari i Organizativ i LVV, Alim Rama dhe Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga LVV, z. Hajrulla Çeku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














