Shkurt.ch
Vetëvendosje përkujton Ukshin Hotin në Zvicër
Të dielën, më 30 shtator, Qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje“ në Zvicër, Pika e Lozanës, organizoi tribunë dhe koncert humanitar për veprën dhe jetën e Ukshin Hotit.
Të pranishëm në këtë tribunë, ishin edhe dy deputetë të Vetëvendosjes në Parlamentin e Republikës së Kosovë, Afrim Hoti dhe Liburn Aliu.
Në tribunë, e mori fjalën edhe kryetari i Qendrës së Zvicrës, Mujë Shala, i cili prezantoi detaje nga vepra e Ukshin Hotit si dhe foli për rëndësinë e saj sot në këto momente.
Afrim Hoti foli edhe për raportet që ai ka pasur me Ukshin Hotin, si vëlla, por edhe për fillimet e tij në aktivitetet politike. Afrim Hoti theksoi edhe rëndësinë e rikujtimit të veprës së Ukshin Hotit në mënyrë që filozofia politike e tij të mos harrohet.
“Klasa e pushtetarëve qysh prej pas luftës, nuk ka bërë asgjë për fatin e tij sikur edhe për fatin e shumë të zhdukurve të tjerë”, ka thënë Afrim Hoti, thuhet në një njoftim të VV.
Liburn Aliu, solli në kujtesë për momentet kur ai pati qëndruar me Ukshin Hotin në burgun e Dubravës por sidomos, për qëndrimet dinjitoze dhe rezistencën e tij edhe në momentet më të vështira të vuajtjeve në Dubravë.
Po ashtu Liburn Aliu theksoi edhe momente të rëndësishme në filozofinë politike të Ukshin Hotit, dhe rëndësinë e ruajtjes të këtij vizionit dhe konceptit politik, dhe sidomos të drejtën e vetëvendosjes.
Përfaqësuesi i pikës së Lozanës, Vehbi Kryeziu, foli për rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimin e veprës së Ukshin Hotit, tek brezat e rinj, dhe sidomos për ribotimin e veprave të tij dhe rileximin e tyre.
“Shumë gjëra me të cilat sot kombi shqiptar ballafaqohet, qysh para disa dekadave Ukshin Hoti ju jep një zgjidhje këtyre problemeve dhe tregon rrugën e duhur që elita shqiptare duhet ta mban”, tha Kryeziu.
Pas Tribunës, shoqëria kulturore artistike “Ilirët”, interpretuan disa pjesë muzikore popullore. Të pranishëm në këtë manifestim ishin shumë bashkatdhetarë dhe studentë, jo vetëm të kantonit të Vaud-it por edhe të kantoneve tjera zvicerane, thuhet në njoftimin e VV.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











