Lajme
Vetëvendosje përplaset me policinë në Mitrovicë
Sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet”
Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot me Policinë e Kosovës në hyrje të Mitrovicës, pasi ishin nisur për t’ia vënë një pankartë shtëpisë së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në këtë qytet. Përleshja është zhvilluar në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet”.
Sipas Lëvizjes “Vetëvendosje”, gjatë këtij aksioni është lënduar edhe njëri nga veteranët e UÇK-së, Musa Ajeti. Në videon e dërguar nga “Vetëvendosja” shihet se si filloi përleshja mes aktivistëve dhe Policisë, transmeton TG.
Ndërkaq Fidan Ademi, nga “Vetëvendosja”, ka thënë se mbrapa Policisë po qëndrojnë zyrtarët e PDK-së që po u japin urdhra drejtpërdrejt atyre. “Janë kriminelë dhe rrugaçë. Po shihet se po e provokojnë masën rrugaçët e paguar të Kadri Veselit, mirëpo ne nuk do t’i ndalim aksionet tona”, ka thënë Ademi.
Menjëherë pas kësaj përleshje ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila dënon ashpër sjelljet siç thuhet, vandaliste të Lëvizjes Vetëvendosje e “cila përmes aktivistëve të saj ka bërë përpjekje që të kërcënojë familjen dhe të dhunojë pronën private të familjes së liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në Mitrovicë”.
“Partia Demokratike e Kosovës, mirëpret çdo lloj shprehje të pakënaqësisë apo protestave, të garantuara me ligje e Kushtetutë, mirëpo dënon ashpër çdo përpjekje që përmes dhunës dhe kërcënimeve të bëhen përpjekje për realizimin e qëllimeve politike. Familja dhe prona në traditën tonë gjithmonë janë konsideruar të shenjta dhe asnjëherë nuk janë cenuar nga politika”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











