Lajme
Vetëvrasja e dy të rinjve në Britani, komuniteti shqiptar proteston
Rachael Griffin, shefja e mjekësisë ligjore në Dorset, konfirmoi se seanca e parë për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.
Vetëvrasja e dy shqiptarëve në qendrat e azilantëve në Britani ka shkaktuar zemërim te komunitetit shqiptar atje, të cilët bashkë me shoqatat në mbrojtje të emigrantëve kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme Home Office, përcjell albinfo.ch.
Gjatë protestës ata kërkuan hetime të thelluara dhe të plota për vdekjen e dy të rinjve në qendrat e mbajtjes së azilantëve.
Alfred Dosku, 37-vjeçari shqiptar nga Librazhdi, tentoi të vriste veten në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku dhe ndërroi jetë.
Ndërsa Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit, është shqiptari tjetër i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm, ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. I riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone, duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar. Në bisedën e fundit me të afërmit, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet-hotel ishin të mira, por rojat e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.
James Cleverly, sekretari i Brendshëm britanik, disa ditë më parë, duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”. Ndërkohë, Rachael Griffin, shefja e mjekësisë ligjore në Dorset, konfirmoi se seanca e parë për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










