Vetëvrasjet me armë zjarri, në Zvicër, tri herë mbi mesataren evropiane!
34 për qind të vetëvrasjeve të raportuara në Zvicër janë kryer me armë zjarri, ndërsa mesatarja evropiane është 10%
Në Zvicër, dukshëm më shumë se në secilin vend tjetër evropian, vetëvrasjet kryhen me armë zjarri. Kështu thuhet në një publikim që e ka bërë gazeta e mjekëve zviceranë “Schweizersche Ärztezeitung” në botimin e saj të sotëm. Sipas kësaj gazete, mesatarja e vetëvrasjeve që kryhen me armë zjarri në Zvicër është mbi tri herë më e lartë se mesatarja e vetëvrasjeve të tilla në Evropë.
Kështu, 34 për qind të vetëvrasjeve të raportuara në Zvicër janë kryer me armë zjarri, ndërsa mesatarja evropiane është 10%!
Afër këtij rekordi të palavdishëm, siç shkruan edhe gazeta NZZ, është edhe Finlanda, ku përqindja e përmendur mbërrin në 25%, ndërsa në Islandë 16% të vetëvrasjeve kryhen me armë zjarri. Dukshëm nën këto përqindje është pjesa tjetër e Evropës. Gjermania është saktësisht në mesataren evropiane, me 10%, ndërsa me shifra edhe më të vogla paraqiten vendet si Anglia, Holanda, Skotlanda dhe Hungaria, ku kjo përqindje është më e ulët se 5.
Gjysma e vetëvrasjeve të bëra nga armët e zjarrit , në Zvicër, bëhen nga armë të ushtrisë, të cilat, zviceranët, shërbyes ushtarakë, i mbajnë në shtëpitë e tyre. Me këtë të dhënë, gazeta e mjekëve e përgënjeshtron Entin Federal për Statistika, i cili mban qëndrimin se vetëm 8% e vetëvrasjeve me armë bëhen nga armët e ushtrisë.
Ky publikim i gazetës së mjekëve është prezantuar njëherësh si argumentim për të mbështetur iniciativën popullore “Mbrojtje nga dhuna e armëve”, për të cilën do të mbahet referendum më 13 shkurt.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










