Shkurt.ch
Vetëvritet personi që kishte plagosur dy policët
Siç ka bërë të ditur policia kantonale në një konferencë shtypi në mbrëmjen e sotme, 33 vjeçari me emrin Roger S., ka vrarë veten në momentin kur policët e kanë rrethuar dhe kanë dashur ta arrestonin
Personi i cili në mëngjesin e të martës ka qëlluar me armë dy policë në Rehetobel (AR), ka vdekur më vonë duke ia kthyer armën vetes.
Siç ka bërë të ditur policia kantonale në një konferencë shtypi në mbrëmjen e sotme, 33 vjeçari me emrin Roger S., ka vrarë veten në momentin kur policët e kanë rrethuar dhe kanë dashur ta arrestonin, njoftojnë mediat zvicerane.
Ndërkohë autoritetet kanë sqaruar edhe arsyen për të cilën ato kanë dashur të bastisnin banesën e personit tashmë të vdeku, transmeton albinfo.ch. Dyshimi se ai po kultivonte një plantazh të mbyllur të kanabisit ksihte qenë arsyeja e bastisjes së planifikuar. Përveç kësaj, Roger S. ishte i njohur për policinë për disa tentime vrasjeje, për plagosje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Dy policët e plagosur janë në trajtim spitalor dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetën.
(Foto: Screenshot nga blick.tv)
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











