Lajme
Një grup i të rinjve gjakovarë krijojnë veturën elektrike
Ky zbulim është realizuar nga një grup i të rinjve kreativë në qendrën BONEVET
Në Gjakovë, sot është prezantuar zbulimi i makinës elektrike, e para e këtij lloji në Kosovë. Makina ishte pjesë e sloganit “Nëse mund ta imagjinoni një gjë, atëherë ju mund ta bëni atë” tashmë, siç e përshkruajnë edhe mediat, është bërë realitet. Ky zbulim është realizuar nga një grup i të rinjve kreativë në qendrën BONEVET.
Makina elektrike u prezantua në ambientet e Parkut “Ali Podrimja “në Gjakovë.
Të rinjtë që e kanë shndërruar veturën, nga atë me djegie në veturë elektrike, janë shprehur të lumtur pas përfundimit të këtij projekti.
Edhe pse grupi kreativ kohë pas kohe është udhëzuar nga mentorët më me përvojë në këtë qendër, e gjithë puna për realizimin e këtij projekti ambicioz është rezultat përkushtimit dhe angazhimit maksimal të tyre. Nisma për realizmin e këtij projekti nga të rinjtë entuziast nga Gjakova e mbështetur nga Kompania IPKO.
Ndryshe, më 21 nëntor të vitit të kaluar përfaqësuesit e Kompanisë IPKO nënshkruan një marrëveshje me Kompaninë “BONEVET” për konvertimin e makinës Renault Twingo, nga derivati i naftës në lëvizje me elektrikë. “BONEVET” është një qendër e cila e stimulon kreativitetin e të rinjve. Në këtë qendër fëmijët e zbulojnë talentin e tyre, që më pas atyre ua çelë rrugën për karrierën profesionale.
Këta janë ekipi që qëndrojnë prapa realizimit të Makinës së parë Elektrike në Kosovë!
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














