Autotech
Vetura më e vjetër dhe më e re në Kosovë
Shqiptarët thuhet se janë të pasionuar pas veturave dhe shpejtësisë. E këtë e vërtetojnë të dhënat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB).
Afro 400 mijë automjete qarkullojnë në rrugët e Kosovës. E veturat të cilat qarkullojnë në vend janë nga më të ndryshmet, por ato që vijnë nga familja e Volkswagenit mbeten më të preferuara për kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Por, sa është mosha e veturave të “meraklive” kosovarë?
“Vetura më e vjetër në Kosovë është e vitit 1949, ndërsa vetura më e re është e vitit 2021”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për portalin rtv21.tv, përcjell albinfo.ch.
Janë 3 mijë e 318 vetura që u prodhuan në vitin 2021 e që qarkullojnë në rrugët e Kosovës. Ndërsa, është vetëm një veturë 73-vjeçare, e cila po konsiderohet si vetura më e vjetër me të drejt qarkullimi në rrugët e Kosovës.
Po ashtu edhe pesë vetura të tjera janë të vjetra mbi 60 vjeçe. Ndërkaq, janë 78 vetura mbi 50-vjeçare.
Sipas statistikave të MPB-së Kosova ka më së shumti vetura rreth 20-vjeçare. Janë 26 mijë e 272 vetura me të drejtë qarkullimi të prodhuara në vitin 2003. Pastaj 25 mijë e 945 mjete të prodhuara në vitin 2002 dhe 25 mijë e 134 vetura me vit të prodhimit 2004.
Gjithashtu, janë 70 mijë e 403 vetura të vjetra deri në 10 vjet.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












