Lajme
Veza e parë vegane në botë është prodhim zviceran dhe do të shitet në Migros
Një vezë që nuk vjen nga pula. Ajo mban emrin e prodhimit "V-Love The Boiled" është veza e parë e zier, që është prodhuar mbi bazë perimesh
Në nëntor të këtij viti, rrjeti më i madh zviceran i shitjes me pakicë, Migros-i do të sjell në raftet e veta vezën e parë “të zier fort” në botë, me bazë bimore.
Gazetarja e portalit Watson e ka provuar këtë vezë dhe ky është përfundimi i saj.
Një vezë që nuk vjen nga pula. Ajo mban emrin e prodhimit “V-Love The Boiled” është veza e parë e zier, që është prodhuar mbi bazë perimesh, transmeton albinfo.ch. Është plotësisht vegane.
Migrosi ka prezantuar të premten për media produktin e vet më të ri. Watson ishte atje dhe e ka shijuar këtë produkt “revolucionar”. Gazetarja, Vanessa Hann shprehet kështu rreth përvojës së saj të re: “Nuk është edhe keq, por ambalazhi plastik është josimpatik”.
Më tutje ajo thotë se e bardha e vezës shijon pothuaj plotësisht sikur veza e vërtetë ndërsa tek e kuqja… shija varet nga shkalla e zierjes. Në këtë rast, veza ishte e zier shumë kështu që nuk kishte materje të qullët.
Veza vegane bazohet në proteinën e sojës, transmeton albinfo.ch. Një paketë me katër vezë do të kushtojë 4,40 franga dhe duhet të dalë në rafte në nëntor 2021.
Megjithatë, në fillim, oferta do të jetë e kufizuar dhe e disponueshme vetëm në degët më të mëdha të Migrosit, në qytetet si Cyrih, Bazel, Lucern dhe Gjenevë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?














