Futboll
VIDEO: Ja çfarë thonë tifozët anglezë për pritjen në Kosovë
Për njërin nga albionët, ndeshja e së dielës nuk ka të bëjë me fituesin apo humbësit, por për miqësinë
Kur shorti ra në fillim askush nga anglezët nuk e priste se ndeshja me Kosovën do të kishte një karakter kaq miqësor.
E pavarësisht se Anglia tashmë është kualifikuar tifozët anglezë vendosën të udhëtonin në numër të madh në Prishtinë pasi vlerësuan falënderimet që kosovaret ua bën atyre në ndeshjen e parë.
Për njërin nga albionët, ndeshja e së dielës nuk ka të bëjë me fituesin apo humbësit, por për miqësinë.
“Sot nuk do të shohim se kush do të fitoj apo kush do të humbas, kjo ndeshje ka të bëjë me miqësinë mes nesh. Kam ardhur që dje dhe më pëlqeu qyteti, njerëzit çdo gjë tjetër deri tani”, thotë ai, raporton TCH.
“Përderisa është lojë e mirë nuk më intereson aq shumë rezultati. Lojtarët e Kosovës janë shumë pasionantë, të talentuar dhe të shpejtë, do të jetë lojë e vështirë nesër. Faleminderit Kosovë, njerëz fantastik, mikpritje e shkëlqyer, ju dëshirojë fat sot”, thotë një tjetër, përcjell albinfo.ch.
“Kam ardhur nga New Castle për të parë këtë ndeshje, për mua lojtari më i mirë në ekipin tuaj është Atdhe Nuhiu”, tregon një tifoz tjetër.
Për dallim nga disa vende ku lojtarët e tyre u pritën me thirrje raciste, bulevardi “Nëna Terezë” u mbush me flamuj të të dyjave shteteve, ndërsa qytetarët në baza vullnetare kanë vendosur mbishkrime “Mirësevini vëllezër” si dhe “Mirësevini, respekt”.
E pikërisht toleranca është e përbashkëta mes këtyre dy popujve për Samuel Paice i Ambasadës Britanike në Kosovë.
Samuel thotë se vendi ka arritur mjaft shumë në futboll, e për këtë gjatë këtij viti ka pritur një investitor potencial nga Anglia, i cili ka shfaqur interes të blejë aksione në një nga klubet e ligës vendore.
Ndeshja e parë e zhvilluar me Angli, përfundoi 5:3 në favor të albionëve.
Pas 7 ndeshjeve, Anglia arriti të kualifikohet në Euro 2020 me 18 pikë, ndërsa Kosova pas humbjes nga Çekia ra nga liga me 11 pikë.
Por, Kosova ka edhe një mundësi tjetër që të bëhet pjesë e Euro 2020.
Kjo nëse përfaqësuesja e vendit arrin të dalë fituese e Playoff, mundësi kjo e dhënë nga Liga e Kombeve.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












