Lajme
Vijnë emigrantët, euro dobësohet në Shqipëri
Monedha vendëse në Shqipëri është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane, euro.
Të gjithë ju që keni planifikuar të shkoni në Shqipëri për pushime mos pritni që do të merrni shumë lekë në këmbim të eurove.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 136.48, që sipas ekspertëve të agjencive të këmbimit valutor në Tiranë është një nivel historik, më i ulëti i arritur që nga gushti 2012, kur një euro u këmbye me afërsisht 136.5 lekë.
Megjithatë, ekspertët e vlerësojnë, sipas mediave në Tiranë, si një sjellje normale rënien e euros.
Sipas tyre, kjo sjellje e euros ndaj lekut mund të jetë për shkak të sezonit turisitik, apo edhe për shkak të emigrantëve që vijnë për pushime në Shqipëri.
Po ashtu ekspertët thonë, sipas “Koha Jonë”, se mund të jetë edhe arsye se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti, janë të detyruara të prekin rezervat në euro.
Po ashtu si shkaktarë janë radhitur edhe punimet për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, çka nënkupton se është rritur angazhimi i firmave shqiptare që punojnë si nënkontraktore.
Ndërkohë është vështirë të bëhet një parashikim nëse kjo tendencë do të vazhdojë gjatë, megjithatë thonë se mund të kemi luhajtje të tilla deri në pjesën e dytë të muajit gusht.
Kursi zyrtar i këmbimit:
USD / LEK 123.32
EUR / LEK 136.48
GBP / LEK 162.84
CHF / LEK 125.49
E-Diaspora
-
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë Qyteti i Grazit ka nderuar shkrimtarin e njohur shqiptar Lasgush Poradecin, duke vendosur nje pllakë përkujtimore... -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













