Lajme
Viktima e 45-të nga COVID-19 në Shqipëri
Ka ndërruar jetë pacienti 62-vjeçar me koronavirus në spitalin Infektiv në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se ai ishte shtruar në spital prej dy javësh, ndërsa në 10 ditët e fundit kishte qenë i intubuar.
Ai nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Bashkë me 62-vjeçarin shkon në 45 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.
Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”, njofton MSH.
ISHP njoftoi sot për 33 raste të reja me koronavirus në vend duke vijuar kështu shifrat e larta të të prekurve gjatë javëve të fundit në Shqipëri.
Rastet e reja sot janë konstatuar nga 239 testime të kryera, një numër shumë i ulët ky krahasuar me ditë e mëparshme, ku numri i testimeve vërtitej në rreth 300 të tilla duke nxjerrë shumë më tepër raste pozitive, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












