Lajme
Viktimat e dhunës në martesë nuk do ta humbin statusin e qëndrimit në Zvicër
Pas Dhomës Nacionale edhe Dhoma e Kantoneve, e Parlamentit të Zvicrës, ka miratuar sot gjithashtu një ndryshim përkatës në ligj
Parlamenti ka vendosur që të mbrohen më mirë viktimat, shtetas/e të huaj/a të dhunës në familje, transmeton albinfo.ch. Kushdo që largohet nga një marrëdhënie e dhunshme martesore ose e bashkëjetesës do të konsiderohet në të ardhmen “rast i rëndë” dhe nuk duhet të humbasë më statusin e tij të qëndrimit, që e kishte, në Zvicër.
Pas Dhomës Nacionale edhe Dhoma e Kantoneve, e Parlamentit të Zvicrës, ka miratuar sot gjithashtu një ndryshim përkatës në ligj, shkruan srf.ch. Ky ndryshim e bën më të lehtë për viktimat e huaja të dhunës në familje marrjen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër dhe mbajtjen e statusit që e kishin fituar tashmë.
Sipas situatës aktuale ligjore, viktimat e huaja të dhunës mund të humbasin lejen e qëndrimit në Zvicër nëse, për shembull, divorcohen nga dhunuesi me të cilin pra jetonin të kurorëzuar. Për shkak të dallimeve të vogla, propozimi i kthehet sërish Dhomës Nacionale të Parlamentit Federal të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA Edona Thaçi hyn në historinë e WNBA-së si komentatorja e parë shqiptare... -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













