Tematike
Vini re, vitaminat mund të vrasin!
Tabletat me vitamina vrasin deri në 300 persona çdo vit në Zvicër, paralajmëron një mjek nga Berna.
Tabletat me vitamina nuk kanë efikasitet të veçantë dhe mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.
Ju jeni i mësuar të përdorni hapa për të marrë vitamina shtesë ? Jo vetëm se ky përdorim është i kotë, por edhe mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.
“Deri në 300 persona vdesin çdo vit për shkak të shtojcave me vitamina, sipas disa vlerësimeve”, thotë profesor Peter Juni i Universitetit të Bernës, në një intervistë publikuar në faqen e internetit të Tages Anzeiger.
“Studimet klinike dëshmojnë se marrja e shtojcave me vitamina (vitaminë A, E dhe beta-carotene) mund të rrisë numrin e vdekjeve”, shton profesori.
Përafërsisht 26% e njerëzve përdorin si shtojcë vitamina të ndryshme, thuhet në një studim të kryer në Lozanë. “Nuk ka asnjë dëshmi se këto dieta janë të frytshme, thotë profesori, është më shumë një efekt i pastër i të menduarit magjik”.
Kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare
“Shtesat me përmbajtje me vitaminë E besohet se shkaktojnë sëmundje të sistemit kardiovaskular, ndërsa vitamina B duket të shkaktojë kancer”, thekson specialisti i mjekësisë, David Fäh. Por, duhet pasur parasysh se vitaminat që i marrim nëpërmjet ushqimit të përditshëm nuk janë të rrezikshme”.
Rreth 3.2 milionë pako me hapa të vitaminave janë paraqitur në raftet e dyqaneve, sipas të dhënave nga Interpharma, Shoqata e kërkimeve farmaceutike zvicerane, pavarësisht nga fakti se studimet e ndryshme theksojnë rreziqet e tyre.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










