Futboll
Virusi kërcënon edhe Kampionatin Evropian
Ekziston rrezikon që Euro 2020 të anulohet për shkak të përhapjes së koronavirusit
Drejtuesit më të lartë të UEFA-s, të kryesuar nga presidenti Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit.
UEFA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë ndikim në organizimin e Kampionatit Evropian, këtë verë, që do të organizohet nga 12 vende të ndryshme.
Greg Clarke, presidenti i Federatës së Futbollit (Angli) dhe zëvendës president i FIFA-s, ka deklaruar se nuk pret që frika nga Coronavirusi të prekë ndeshjet miqësore të “Tre Luanëve” kundër Danimarkës dhe Italisë, të programuara për t’u zhvilluar në Wembley në fund të marsit.
Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, la të kuptohet që nuk përjashtohet asnjë masa ekstreme në rast të shtimit të rrezikut nga Coronavirusi, qoftë edhe anulimi i Euro 2020, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale”.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










