Lajme
Virusi kinez mbërrin edhe në Zvicër: 2 të shtruar në Triemlispital të Cyrihut
Kjo është konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut: “Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli, të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë"
Pas njoftimeve për dy rastet me infeksione në Francë dhe një rasti të dyshuar në Austri, coronavirusi tani mund të ketë arritur në Zvicër, shkruan 20minuten.ch. Aktualisht dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut, për të cilat nuk mund të përjashtohet se janë të prekur nga sëmundja e re e mushkërive, transmeton albinfo.ch.
Kjo është konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut: “Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli, të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë. Dy personat në fjalë janë në karantinë për shkak se Coronavirusi mund të jetë shkaku i simptomave të tyre krahas patogjenëve të tjerë konvencionalë.
Spitali i Qytetit Triemli është i përgatitur mirë dhe posaçërisht ka përvojë në trajtimin e pacientëve që mund të jenë bartësit e një patogjeni të ri, të panjohur më parë.
Nga spitali thonë më tutje: “Masat e zakonshme dhe të provuara të sigurisë përdoren edhe në këtë rast. Nuk ka asnjë rrezik për pacientët e tjerë ose për punonjësit e spitalit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih










