Fotolajmi
Virusi Zika mund të infektojë 4 milionë njerëz
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) parashikon që nga virusi Zika, që është përhapur në gjithë Amerikën Veriore dhe Jugore, të infektohen mes tre dhe katër milionë njerëz, tha një ekspert i sëmundjeve infektive
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha se statusi i përhapjes së një sëmundjeje nga pickimi i mushkonjave ka ndryshuar nga kërcënimi i moderuar në nivel alarmi, raporton AP, përcjell albinfo.ch
Marcos Espinal, një ekspert për sëmundjet infektive nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Amerikë, ka thënë: “Ne presim se do të ketë 3 deri 4 milionë njerëz të infektuar nga virusi”.
Nuk ka vaksinë, e as trajtim për virusin, i cili është shumë i ngjashëm me ethet tropikale dhe shkakton ethe, skuqje dhe skuqjen e syve.
Është vlerësuar se 80 për qind e njerëzve, të cilët janë të infektuar, kanë simptoma që komplikojnë mundësinë që gratë shtatzëna të dinë nëse ato janë të infektuara me virus.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Margaret Chan, tha se organizata do të thërrasë një takim urgjent të hënën për të përcaktuar nivelin e reagimit ndërkombëtar, ngase shpërthim i virusit që është përhapur nga Brazili konsiderohet të shkaktojë dëme serioze në fetusin e grave shtatzëna.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore











