CH-Ballkani
Visar Ymeri i VV mori pjesë në Forumin “Crans Montana” në Vjenë
Siç mëson “albinfo.ch”, pas forumit, Ymeri ka mbajtur edhe një takim me bashkatdhetarët ku janë diskutuar tema të rëndësishme mbi situatën në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nga 29 deri më 1 korrik ka qëndruar në Vjenë ku ka qenë i ftuar të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar “Crans Montana” mbi Evropën Qendrore dhe Evropën Lindore, njofton “albinfo.ch”.
Forumi u zhvillua në Vjenë, nën Patronazhin e Presidentit të Austrisë, dhe sipas njoftimit të vetë Ymerit në të morën pjesë me qindra përfaqësues qeveritarë, deputetë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe investitorë të ndryshëm.
Disa prej përfaqësuesve ishin Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë, Stipe Mesiç – ish President i Kroacisë, László Baranyay – Zv/President i Bankës Evropiane për Investime, Christine Beerli – ZV/Presidentja e Kryqit të Kuq, Filip Vujanoviq, President i Malit të Zi, etj.
“Forumi u përqendrua në krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të secilit shtet, me qëllim rritjen e bashkëpunimit si dhe të investimeve direkt të huaja. Gjatë punimeve mora pjesë si diskutues në disa prej sesioneve të mbajtura gjatë Forumit, si dhe pata rastin te takohem dhe diskutoj me një numër të pjesëmarrësve”, ka njoftuar kreu i VV-së, Visar Ymeri.
Siç mëson “albinfo.ch”, pas forumit, Ymeri ka mbajtur edhe një takim me bashkatdhetarët ku janë diskutuar tema të rëndësishme mbi situatën në Kosovë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale Ekonomia e kantonit të Fribourg po përballet me sfida të mëdha ndërkombëtare, ndërsa bizneset lokale po... -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje













