Shqipëria
Viti i Ri në Shqipëri: Gjeldeti nuk bën të mungojë në tryezën festive
Viti i Ri është festa më e rëndësishme e vitit në Shqipëri. Prandaj për këtë festë shërbehet vetëm më e mira nga më të mirat. Kështu, gjeldeti (bibani) tradicional nuk bën të mungojë në tryezën festive
Transmetuesi publik gjerman ARD ka përgatitur një kronikë mbi mënyrën e festimit të Vitit të Ri në Shqipëri dhe mbi gjeldetin “e domosdoshëm” në këtë festë.
Viti i Ri është festa më e rëndësishme e vitit në Shqipëri. Prandaj për këtë festë shërbehet vetëm më e mira nga më të mirat. Kështu, gjeldeti (bibani) tradicional nuk bën të mungojë në tryezën festive. Shërbehet i pjekur dhe i mbushur me një lloj buke të veçantë, thuhet në kronikën e televizionit gjerman.
Fshati Baldushk, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit, Tiranës, është i njohur për gjelat e tij të detit. Shumë shqiptarë vijnë këtu që të furnizohen për Vitin e Ri, transmeton albinfo.ch. Në tregun e bibanëve ose direkt nga fermerët e vegjël. Për këta të fundit, shitja e gjelave është një burim i rëndësishëm i të ardhurave, sepse shumë prej banorëve në Baldushk janë ose të papunë, jetojnë me pensione minimale ose shesin produkte bujqësore, përcjell albinfo.ch. Ata po luftojnë gjithashtu me dëmin që u shkaktua këtu gjatë tërmetit të rëndë që i goditi në fund të nëntorit 2019.
Përgatitja
Gjeldeti, përfshirë këtu edhe të brendshmet, gatuhet në një tenxhere të madhe, pas së cilës ai futet në furrë për pjekje, nganjëherë i mbushur dhe me arra ose gështenja.
Si shtojcë, zakonisht shërbehet “përsheshi”. Për të bërë këtë, piqet “kulaçi”, një bukë e veçantë e bërë nga mielli i grurit, soda e bukës, vezët, uji dhe kripa. Supa e përftuar më parë duke zier gjeldetin, me të brendshmet e grimcuara, rafinohet me kripë, piper, marjoran, rigon, gjalpë dhe qepë. Buka, e prerë në copa të vogla, derdhet bashkë me supën. Të dyja përzihen derisa të formohet një masë e butë. E gjitha kjo piqet dhe pastaj “bëhet përshesh” që vendoset në tavë, si bazë mbi të cilën shërbehet gjeldeti.
https://www.ard-wien.de/2020/01/01/truthahn-zum-neujahrsfest-in-albanien/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












