Lajme
Viti rekord për shërbimin zviceran të shpëtimit ajror
Swiss Air-Rescue (Rega) shpëtoi një numër rekord njerëzish në vitin 2021, duke iu ardhur në ndihmë më shumë se 12,000 personave ,për herë të parë që kur u themelua në vitin 1952, përcjell albinfo.ch.
Rega, i njohur më së shumti për shpëtimin e skiatorëve dhe alpinistëve në fatkeqësi, pati “vitin më të ngarkuar në historinë e tij”.
Shërbimi i shpëtimit ajror vitin e kaluar organizoi 18,017 misione, 10.7% më shumë se një vit më parë.
Helikopterët ishin në ajër veçanërisht shpesh, por tre avionët e tij të ambulancës gjithashtu regjistruan më shumë misione. Si dhe aktivitetet e rregullta operacionale, Rega tha se me kërkesë të autoriteteve, “vazhdoi të mbështesë spitalet zvicerane si qendër kombëtare koordinuese, duke organizuar shpërndarjen e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv” gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në total janë kryer 14,330 misione me helikopterë (+8,1%). Rega riatdhesoi gjithashtu 970 persona, 858 prej të cilëve u dërguan në shtëpi me avionë ambulancë (+32,6%) dhe 112 me avion (+0,9%). Në vitin 2021, Rega transportoi 702 persona (+53,9%) të infektuar me Covid-19.
Rega raportoi gjithashtu një rritje të donatorëve të saj vitin e kaluar. Deri në fund të vitit 2021 kishte afro 3.7 milionë donatorë, një rritje neto prej 53,000 krahasuar me fundin e një viti më parë. Swiss Air-Rescue është një fondacion jofitimprurës që ofron ndihmë mjekësore nga ajri dhe aktualisht ka 400 persona staf.
Rega thotë se është “në dispozicion të popullit zviceran 24 orë në ditë, 365 ditë në vit dhe operon nga 13 baza helikopterësh të shpërndara në gjithë vendin, si dhe me tre avionë ambulancash”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun Përfaqësuesit e Zvicrës dhe Komisioni Evropian zhvilluan të enjten një takim të jashtëzakonshëm të përqendruar në... -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim -
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?













