Lajme
Vitin tjetër zhbllokohen 570 milionet e privatizimit
Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur do të hyjë në fuqi edhe ligji i ri për likuidimin e ndërmarrjeve, do të zhbllokohen edhe 570 milionët e privatizimit të ndërmarrjeve, të cilat mbahen jashtë vendit të bllokuara.
Ky ligj i ri do të mundësojë që 75 për qind e mjeteve pas likuidimit të ndërmarrjeve, që brenda atij 75-përqindëshi do të mënjanohet edhe një shumë e kërkesave, pjesa tepricë do t’i ndahet buxhetit të Kosovës, shkruan Zëri.
“Me ligjin e ri është e rëndësishme që ne tani rreth 570 milionë euro i kemi jashtë shtetit, e që ato tani vihen në funksion, që do të thotë do të zhbllokohen edhe ato, e do të trajtohen rast për rasti dhe pjesa e mbetur do t’i takojë Qeverisë”, ka thënë për “Zërin” Mrika Tahiri, zv.drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ajo ka theksuar se me ligjin e ri të likuidimit të ndërmarrjeve, nuk do të zgjasë më procesi në 42 muaj që ka qenë minimumi, por tani do të zvogëlohet në 20 muaj.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











