Jeta në Zvicër
Viza C dhe integrimi, kushte për pasaportën e Zvicrës
"Të gjithë ata që duan të marrin pasaportën zvicerane duhet të jenë në gjendje “ të kuptohen mirë, me gojë dhe me shkrim njërën ndër gjuhët e vendit".
Shtetësinë e Zvicrës mund ta marrin në të ardhmen vetëm të huajt që dëshmojnë se janë të integruar mirë dhe janë të familjarizuar me mënyrën zvicerane të jetës. Kusht tjetër është që ata të mos përbëjnë rrezik për sigurinë, si të brendshme ashtu edhe të jashtme të Zvicrës.
Po ashtu të gjithë ata që duan të marrin pasaportën zvicerane duhet të jenë në gjendje “ të kuptohen mirë, me gojë dhe me shkrim njërën ndër gjuhët e vendit”. Kështu ka vendosur sot Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me shumicë votash.
Mbetet që këto vendime të futen në Ligjin për Natyralizimin si parakushte materiale për personat që duan të marrin pasaportë zvicerane. Parlamenti ka bërë edhe përkufizimin se çka nënkuptohet me “integrim”. Sipas këtij përkufizimi, një integrim i suksesshëm është kur i huaji tregon kujdes për sigurinë publike dhe për respektimin e vlerave të shkuara në kushtetutën federale.
Ndër vendimet thelbësore që janë marrë sot në parlament është ai sipas të cilit kusht për natyralizim është pasja e vizës C (lejes së përhershme të qëndrimit). Për këtë ndryshim të Ligjit mbi Natyralizimin kanë votuar 129 veta ndërsa kundër tij 59.
Partitë e majta, SP/PS dhe të Gjelbrit kanë bërë përpjekje të pasuksesshme për të bërë ndryshime në drejtim të liberalizimit. Shumica e djathtë ia ka dhënë tonin debatit dhe votimit.
Ministrja e drejtësisë Simonetta Somaruga ka tërhequr vëmendjen se Qeveria Federale planifikon që si kompensim, në Ligjin për të Huajt të fusë edhe të drejtën e ankesës për lejen e përhershme të qëndrimit.
Debati në parlament gjatë gjithë kohës ka qenë i zjarrtë dhe polemizues. Politikanët e majtë kanë akuzuar të djathtët dhe sidomos SVP-në për ekstremizëm, madje kanë aluduar edhe në politikën e kohës së nazizmit. Këta të fundit ua kanë reaguar ashpër kundër tyre duke i quajtur insinuata të papranueshme.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












