Lajme
Viza për të hyrë në Kosovë
Autoritetet kosovare do të aplikojnë viza që nga 1 janari i vitit të ardhshëm për qytetarët e 86 shteteve të botës
Në mesin e shteteve ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave ka shtetet që përbejnë kërcenim për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe paqes ndërkombëtare, në përgjithësi.
Ndërkaq, zëvendësministri i punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi tha për mediat e Kosovës se ky vendim hyn në fuqi më 1 janar, 2013.
“Regjimi i vizave hynë në fuqi nga 1 janari 2013. Deri atëherë ne do të hartojmë legjislacionin e nevojshëm, do të rrisim numrin e stafit konsullor në konsullatat e Kosovës por edhe do të bëjmë marrëveshje me vendet mike të Kosovës që disa ambasada të tyre të mund të lëshojnë viza në emër të Kosovës”, tha Gashi.
Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë; dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











