Uncategorized
Vizita e Hoxhajt, “rast ideal për nderimin e Calmy-Rey me çmimin `Diaspora`”
"NZZ am Sonntag" ka botuar një shkrim lidhur me çmimin "Prix Diaspora" i cili pritet t`i jepet Micheline Calmy-Rey më 11 nëntor
Gazeta “NZZ am Sonntag” ka botuar sot një shkrim lidhur me çmimin “Prix Diaspora” i cili pritet t`i jepet më 11 nëntor në Bernë ministres së jashtme dhe presidentes së Zvicrës Micheline Calmy-Rey.
Të premten e ardhshme, Micheline Calmy Rey do të marrë nga duart e një vajze kosovare Çmimin “Diaspora”. Sipas ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malaj, me këtë veprim falënderohet jo vetëm ministrja por edhe e gjithë Zvicra për njohjen e shtetit të ri të Kosovës dhe për gatishmërinë e treguar për të strehuar refugjatët kosovarë gjatë luftës në Kosovë.
Idenë për çmimin “Prix Diaspora”, i cili nuk përmban edhe vlerë monetare, Malaj ka thënë ta ketë zhvilluar së bashku me një dyzinë kosovarësh që jetojnë në Zvicër.
Dorëzimi i çmimit do të bëhet të premten, në kuadrin e vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj – me pothuaj një vit vonesë. Michelin Calmy Rey do të duhej ta merrte këtë çmim në nëntorin e vitit 2010. Por, dorëzimin e planifikuar të çmimit, Ministria e Jashtme e pati shtyrë për dhjetor.
Pasi që senatori zviceran Dick Marty në një raport të tij të punuar për Këshillin Evropian kishte ngarkuar anëtarë të Qeverisë së Kosovës për “trafikim të organeve njerëzore”, Ministria pati dalë me një qëndrim se “tash nuk është koha e duhur për të ndarë çmimin”.
Ndërkohë, rreth akuzave të Marty-t kanë filluar hetimet por deri më tash nuk është gjetur dhe as dëshmuar asgjë. Megjithatë ministria e vlerëson ndryshe situatën: “Vizita e ministrit kosovar paraqet rastin ideal për dorëzimin e çmimit, që duke pasur një distancë kohore të nevojshme, ajo të bëhet në një mënyrë të dinjitetshme”, ka shkruar ministria në një letër për gazetën.
Por, vazhdon letra, ministrja Calmy-Rey gjithnjë ka theksuar se përpunimi i dhembshëm i të kaluarës është një sfidë për shtetin e ri”.
Megjithë këtë, ky dorëzim çmimi ka ngjallur reagime në mesin e politikanëve të Zvicrës. “Fakti se çmimi po jepet në kuadrin e vizitës shtetërore të ministrit të një qeverie kundër të cilës ka akuza të tmershme, është goditje në shpinë ndaj Dick Marty-t, ka thënë ish deputeti i të gjelbërve, Joe Lang.
Ndërkaq, deputeti i SVP-UDC Christoph Mörgeli e quan “parimisht të gabuar” pranimin e përfaqësuesve të shtetit për të marrë çmime ose të mirënjohje. Të dy, lang dhe Mörgeli ishin shprehur kundër küetij çmimi edhe vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











